Gjilan

LDK: Pas mungesës së rrymës, ndizet trafo te organizimi i gastronomisë, Gjilani është i zemëruar me VV-në, e cila shkaktoi Pakënaqësi n’fundvit!

 Organizimin e grastronomisë në Gjilan po vazhdojnë ta përcjellin problemet e mëdha të funksionimit. Pas problemeve të përditshme me mungesën e rrymës deri në 30 orë në qytet e fshatra, sonte është djegur trafoja, duke ua pamundësuar operimin e duke shkaktuar irritim të pronarëve ndaj Ekzekutivit të Komunës për shkak të moskujdesit ndaj tyre.
 Në vend se t’u qëndrojë mbrapa për mbarëvajtjen e organizimit të gastronomisë e cila u quajt si “Kënaqësi n’fundvit”, pushteti i VV-së në Gjilan, duke u munduar të përfitojë për nevoja elektorale, këtë organizim e shndërroi faktikisht në Pakënaqësi n’fundvit. Ndoshta po i presin punëtorët nga Banglladeshi për të sanuar dëmet në këtë trafo.
 Është e kundërta e proklamimit të funksionarëve të VV-së: Gjilani është i ZEMËRUAR me ta më shumë se kurrë!
 Bashkë me faturat e shtrenjta të rrymës, vjen edhe terri e ftohti!

You Might Also Like