Gjilan

LDK zotohet se do të qëndrojë afër qytetarëve në politikat zhvillimore përkundër një qeverisje apatike, e papërgjegjshme dhe neglizhente

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar I parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e Kryesisë, ku ka shqyrtuar konkluzionet dhe vendimet nga Konventa e fundit programore, e cila u mbajt më 24 shtator, e cila grumbulloi aktivistët, ekspertët, veprimtarët dhe njerëzit që kanë kontribuar në politikat sektoriale, duke miratuar raportet dhe rekomandimet për të ecur përpara si partia më e madhe politike në Gjilan.
Në këtë takim janë miratuar të gjitha rekomandimet të cilat mobilizojmë anëtarësinë e LDK-së drejt një regjistrimi i cili po vazhdon në Gjilan lidhur me organizimin e aktiviteteve me strukturat dhe ata që duan t’i bashkëngjiten në formatin “LDK ju dëgjon”, në mënyrë që debati i organizuar në të gjitha vendbanimet e komunës të përfundojë pjesën e punës dhe angazhimeve për këtë vit kalendarik.
LDK zotohet se do të qëndrojë afër qytetarëve në politikat zhvillimore duke qenë opozitë kontruktive dhe duke u sjell përgjegjshëm karshi zhvillimeve të komunës sonë, përkundër një qeverisje apatike, e papërgjegjshme dhe neglizhente në realizimin e premtimeve të tyre.
LDK do të vazhdojë t’i dëgjoj votuesit, simpatizantët dhe qytetarët e saj me të vetmin qëllim që komuna e Gjilanit të përgatitet dhe të jetë pjesëmarrëse në vendimmarrje.

You Might Also Like