Sportet me dorë

Legjenda i hendbollit kosovar Mexhit Devaja sot ka datëlindjen

Strategu i sportit të Kosovës e veçanërisht i hendbollit kosovar Mexhit Devaja me familjarë nipër e mbesa ka festuar 73 vjetorin e lindjes.

Ish kryetari i Hendbollit të Kosovës i cili pat filluar për të lobuar që nga viti 1998 për ta pranuar Federatën e Hendbollit në arenën ndërkombëtare i cili në një periudhë tejet të vështirë me plotë sakrifica këtë synim e arriti në vitin 2004 në Budapest të Hungarisë.

Devaja i cili nga një Arsimtar i Matematikës e punëtor shoqëror arriti që t`i bindë të gjitha Federatat Evropiane e Botërore ta njohin shtetin e Kosovës në lojën e hendbollit.

Ish kryetari Mexhit Devaja njihet me atë thënien e famshme të tij kurë kishte udhëtuar në Kongresin Botëror në Budapest të Hungarisë i cili pat deklaruar “Nëse nuk pranohet Federata e Kosovës në këtë Kongres trupin tim mundeni ta gjeni në Danub”.

Ish kryetari i FHK-së sot gëzon shëndet të plotë i rrethuar me nipër e mbesa duke kaluar ditët e pensionimit. “Jam i lumtur e i nderuar nëse vetëm pak kam kontribuar për shtetin e Kosovës e veçanërisht për hendbollin e Kosovës ishin kohëra të vështira mos të them të pa mundura është dashur shumë sakrificë me miqtë e mi Evropian, për ta arritur atë sukses në vitin 2004, kurse sot jam pranë familjes i rrethuar me familjarët e mi me nipër e mbesa, jam shumë i nderuar që në këtë përvjetor timin të lindjes kamë marrë shumë urime nga miqtë e mi anembanë Kosovës e më gjerë, jam shumë i lumtur sot kur shohë hendbollistët e hendbollistët që mbajnë me krenari emblemën e Kosovës në fanellat e tyre në garat ndërkombëtare kjo më bën edhe më shumë të lumtur në këto ditë të pensionimit
tim” ka thënë ish kryetari i FHK-së Mexhit Devaja

Në emër të redaksisë së kryelajmi.com i urojmë shëndet e gëzime në jetën e tij.

You Might Also Like