Sporte të tjera

Lena Osmani, kampione e dyfishtë në “Prishtina Open 2023”

Gjatë dy ditëve radhazi, në pallatin e sporteve në Prishtinë u mbajt turneu ndërkombëtar në ping pong  “Prishtina Open 2023” në dy kategori – U19 dhe Senior, për të dy gjinitë.

Në një organizim për mbamendje i cili ishte i programuar deri edhe në detaje, përveç pingponistëve nga Kosova, morën pjesë edhe pingponistë nga vende të ndryshme të botës: Anglia, Gjermania, Polonia, Turqia, Rumania etj.

Lena Osmani garoi në dy kategori – U19 dhe Senior dhe arriti të shpallet “Kampion” në të dyja kategoritë, duke mos lejuar që asnjë trofe të dalë nga Kosova, duke lartësuar kështu veten dhe sportin kosovar të pingpongut.

Ky ishte viti i parë i ketij turneu dhe padyshim Lena do të mbetet në histori të “Prishtina Open 2023”, me dy tituj të fituar.

Përndryshe, Lena është një nxënëse shembullore, violiniste e shkëlqyer, sportiste e jashtëzakonshme!

Ajo, me lojën e saj, me kulturën gjatë dhe pas lojës – është duke i dhënë një dimension tjetër pingpongut kosovar.

Lena Osmani, padyshim është perspektiva më e madhe e pingpongut kosovar. /Mediafokus.info

You Might Also Like