Futboll

Lëndohet futbollisti i ri i Gjilanit, Bleon Abazi, i nënshtrohet operimit

Futbollisti Bleon Abazi i është nënshtruar operimit pas lëndimit të pësuar ditë më parë. Ekzaminimet mjekësore kishin konstatuar se futbollisti ka pësuar ropturë në meniskun lateral në këmbën e djathtë dhe në këtë mënyrë është dashur të operohet me patjetër.
Gjendja e Bleonit është tejet e mirë, pasi ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet gjatë ditëve në vijim, teksa do fillohet me terapitë fizikale.
Bleoni është futbollist i ekipit të 21 vjeçarëve teksa është shquar për paraqitjet e mira veçmas në edicionin e fundit.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Bleonit dhe e presim më të fortë në fushat e blerta.

You Might Also Like