Sporte të tjera

Lenë Osmani – Kampione e turneut “Dita e Pavarësisë”

Pingpongistja e re nga Gjilani, Lenë Osmani është fituese e Turneut “Dita e Pavarësisë” të mbajtur në Junik.

Këtë ngjarje të madhe të pingpongut, në 17- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e ka organizuar Federata e Pingpongut të Kosovës (FPK) e në të cilën kanë marrë pjesë një numër i madh i pingpongistëve nga e gjitha Kosova dhe në këtë konkurrencë të fortë, kampione u shpall gjilanasja – Lenë Osmani, e cila edhe më herët ka qenë më e mira në të gjitha grupmoshat, duke bërë me dije se ajo është ndër pingpongistet më të mira në Kosovë dhe që ka një të ardhme të ndritur dhe shumë shpejt priten sukseset e mëdha edhe në arenën ndërkombëtare. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like