Futboll

Leotrim Kryeziu shkëlqen në përfaqësuesen e Kosovës U-19

Leotrim Kryeziu, futbollist i Dritës së Gjilanit po shkëlqen në përfaqësuesen e Kosovës U-19, duke qenë i pamëshirshëm ndaj portave kundërshtare. Vetëm në dy ndeshjet e fundit, ndaj Izraelit dhe ndaj Lituanisë, Leotrim Kryeziu ka shënuar katër gola, dy ndaj Izraelit dhe dy të tjerë ndaj Lituanisë, duke bërë që në të dyja këto ndeshje Kosova U-19 të ngadhënjejë, ndaj Izraelit me rezultat 2:1, respektivisht ndaj Lituanisë me rezultat 3:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Austri në stadiumin  Burgerau  Saalfelden, Leotrim Kryeziu ka shënuar dy herë. Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, me goldallim 5:2 dhe ka vetëm një humbje, ndaj Austrisë.

Lojërat e dalluara të Leotrim Kryeziut, nuk kanë lënë pa u vërejtur edhe nga adhuruesit më të flaktë të Dritës – Intelektualët, të cilët e kanë uruar të adhuruarin e tyre.

 

You Might Also Like