Gjilan

Lutfi Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes së Rexhep Berishës

Në emër të qytetarëve të Komunës së Gjilanit dhe institucioneve komunale, sot kemi marrë lajmin e hidhur me rastin e ndarjes nga jeta të Bacës Rexhep dhe me këtë rast, familjes Berisha i shprehim ngushëllimet më të veçanta për ndarjen me familjarin tuaj të çmuar.

 

Ai ishte për të gjithë ne i veçantë, për qytetin poashtu dhe si i tillë gjithmonë do ta mbajmë në kujtime këtë burrë të madh të Gjilanit.

 

Me qëndrimin e vendosur për lirinë e Kosovës, ai gjatë gjithë jetës ka qenë në krah të organizimeve dhe iniciativave, që kishin të bëjnë me lirinë e Kosovës. Familja Berisha ka dhënë shumë, ajo dha Nuhiun, dha dritën e parë të formimit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asnjëherë nuk u ndal me kaq.

 

Rexhep Berisha, ishte dera e sigurt për të gjithë veprimtarët e ilegales, ishte derë e besës në kohët më të vështira, ishte derë e cila u hap gjithmonë për të rinjtë e Gjilanit dhe Kosovës për organizime që kishin të bëjnë me lirinë.

 

Baca Rexhep, ishte gjithnjë i qetë ndërsa fjalët e tij të gjitha ishin mësime për  ndërtimin e të ardhmes me kujtimin dhe ruajtjen e historisë së kaluar.

 

Baca Rexhep është e vërtetë se i mungon më së shumti familjes, por shumë e vërtet është se personaliteti i tij, i mungon qytetarëve të Gjilanit, i mungon trotuarit kur ai ecte mbi te me mesazhin e vërtet të një burri Kosove, Rexhep Berisha na mungon të gjithëve.

 

Lavdi veprës patriotike që ai zhvilloi dhe ruajti në familjen e tij. Familja Berisha është përherë shembull i një familjeje se si duhet të jemi, si duhet të qëndrojmë në ballë të proceseve të rëndësishme për vendin, se si duhet të mbrojmë identitetin, kombin dhe lirinë, prandaj se si bëhet kjo, është shembulli i kësaj familje ndër vite.

 

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Lavdi.

 

You Might Also Like