Gjilan

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Sefiu

Në moshën 34 vjeçare ka ndërruar jetë stomatologu gjilanas Rasim Sefiu.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur i tronditur pas ndarjes së papritur nga jeta në moshë të re të mjekut nga Gjilani, Dr. Rasim Sefiu.

Shkrimi i plotë:

I tronditur me lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të stomatologut nga Gjilani, Dr. Rasim Sefiu, i cili ishte djali i stomatologut ikonë të Anamoravës, Dr. Rexhep Sefiu. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, mikes time, dr. Ajhane Sefiu, shokëve, kolegëve e faresfisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!

You Might Also Like