Gjilan

Lutfi Haziri vendos në zyrën e tij fotografitë e katër delegatëve të 2 Korrikut

Gjilan, 2 korrik 2019 – Në shenjë nderimi për katër delegatët nga Gjilani të cilët janë nënshkrues të deklaratës së 2 Korrikut 1990, Zijadin Salihu (Xiki), Isuf Konjufca, Skender Aliu dhe Isa Shefkiu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vendosur fotografitë e tyre në zyrën e tij.

Haziri ka thënë me këtë rast delegatët e Kuvendit të Kosovës duhet t’i nderojmë e falënderojmë për aktin më madhor që bënë në kushte okupimi.

“2 Korriku i vitit 1990 është gurthemel, mbi bazat e së cilës u ndërtua pavarësia e Kosovës. Prandaj, në shenjë nderimi për këtë akt, e nderuam Zijadin Salihu (Xiki), Isuf Konjufca, Skender Aliu dhe Isa Shefkiu. Respekt për heronjtë e 2 korrikut”, ka thënë Haziri.

You Might Also Like