Sulmuesi veriomaqedonas i Dritës, Marko Simonovski, bëhet lojtari i radhës që merr çmimin e Yllit të javës në Superligë, ndërsa ai ka shanuër hat-trick në fitoren e Dritës ndaj Gjilanit, që ka qenë fitorja më e thellë në derbin gjilanas që prej vitit 2015.
Simonovski gjithashtu është bërë lojtari i parë që ka shënuar hat-trick në derbin gjilanas, duke hyrë në histori të klubit dhe derbit në përgjithësi.
Përndryshe, kjo është hera e tretë në karrierë që “Simo” fiton Yllin e javës, pas dy herave që i fitoi në sezonin e kaluar.
Gjithashtu, Marko Simonovski hyn në histori të këtij çmimi, si lojtari i parë që e merr për të dytin stinor radhazi së paku njëherë këtë çmim.