Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Drita – Ferizaj, ky është rezultati

Drita dhe Ferizaj po zhvillojnë një ndeshje të hapur në kuadër të xhiros së XXII, ekipe këto që kanë synime të ndryshme në këtë kampionat.

Drita, që është në krye të tabelës, ka ushtruar trysni ë drejtim të portës së Ferizajt, derisa edhe Ferizaj është treguar shumë I rrezikshëm në kundërsulme të shpejta.

Gjuajtjet e Dritës në drejtim të portës kanë qenë më të shumta, por ato rëndom janë pritur nga portieri Jovanovski I Ferizajt, apo edhe kanë shkuar jashtë portës, kështu që pjesa e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like