Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Gjilani me rezultat të disfavorzhëm

Gjilani me shumë optimizëm e ka nisur ndeshjen më të rëndësishme të stinorit, e cila kishte kuptimin e ikjes nga barazhi, derisa Dukagjini më me qetësi i është futur ndeshjes, pasi për këtë ekipi rezultati nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë.

Shih për këtë, Gjilani ishte më agresiv në fillim të ndeshjes dhe që në minutën e katërt Dajan Shehi pati rast të mirë, por nga afërsia gjuajti jashtë portës. Në minutën 5, Kqiku shërbeu mirë Jaroviqin, ky gjuajti me të majtën, por portieri Brozi e priti këtë gjuajtje.

Me gjithë mbizotërimin në fushë, Gjilani ka pësuar gol në minutën 14, kur Morina që mori topin në mesin e fushës I, kaloi disa lojtarë dhe me një gjuajtje të saktë qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të Matoshit.

Gjilani posa u nis nga mesi I fushës ka mundur të shënojë, kur Kqiku shpërtheu nga e djathta, harkoi në brendi, por gjuajtjen e Shabanit nga afërsia e priti Brozi. Në aksionin e radhës, pas një shpërthimi nga e majta Shabani asistoi për Jaroviqin, I cili nga afërsia e futi topin në rrjetë për 1:1. Në minutën 20, pas harkimit të Kqikut, Shabani me kokë gjuajti mbi portë.

Dëqnimi për Gjilanin erdhi në minutën 24, Gjilani sërish ka humbur një top në mesfushë dhe pasimi është bërë deri te Mziu, I cili me një goditje të saktë qëlloi këndin e poshtëm të majtë të Matoshit për 2:1.

Edi Basha në minutën 40 gjuajti fortë, por topi u devijua dhe shkoi jashtë portës e në minutën 43, Roganoviq me një gjauajtje të fortë me të majtën e qëlloi shtyllën.

Në minutën 45, Marvin Brozi, portier i Duakgjinit shpëtoi gol të sigurt, kur nga afërsia me këmbë e priti gjuajtjen e Jaroviqit. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:1.

/kryelajmi.com/

You Might Also Like