ARSIMI

Mësimdhënësja Drita Maliqi, kujton kohën kur në garat mbarëkombëtare të fizikës në Gjilan, mysafir i veçantë ishte prof. Dr. Xhavit Ahmeti

 

 

Drita Maliqi, mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Ultë “Thimi Mitko”, e cila kishte qenë edhe drejtoreshë e kësaj shkolle dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, legjislacion i cili e kishte shpallur Kosovën shtet të pavarur, kujton kohën kur në Gjilan, në garat e dyta mbarëkombëtare të Fizikës, të mbajtura me 06.05.1996, mysafir i veçantë ishte Prof. Dr. Xhavit Ahmeti, këshilltar i Presidentit Rugova, ikona e intelektualit me përmasa ndërkombëtare.

Me këtë rast profesor Shkëlqim Zunçe, atëherë kryetar i Shoqatës së Fizikanëve – dega në Gjilan e tashti profesor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, i dorëzoi një dhuratë domethënëse për kohën Prof. Ahmetit. Në dy foto që ka publikuar mësimdhënësja Drita Maliqi shihen profesorët Shkëlqim Zunçe, Xhavit Ahmeti (tashmë i ndjerë), Naim Syla, Fehmi Gashi, kryetar i Shoqatës (tashmë i ndjerë) dhe Qerim Kamberi (jeton në SHBA). “Krenar me kohën që kaluam, punët që i kryem e mbi të gjitha njerëzit që i njohëm”, ka shkruar mësimdhënësja Drita Maliqi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like