Kryetrajneri i Gjilanit Gentjan Mezani, pas fitores 1:0 ndaj Lirisë së Prizrenit ka deklaruar:
“Bëmë një pjesë shumë të mirë në pjesëlojën e parë edhe pse hymë në ndeshje pas një pjesë të dytë shumë të luftuar ndaj Llapit. Në atë ndeshje vrapuam shumë, harxhuam shumë energji e u konsumuam. Kundërshtari luante shkurt e ngush dhe nuk na lejoi hapësira të shumta. Në pjesën e dytë ishim më kërkues, na ndihmoi edhe faktori erë dhe më shpesh atakuam kundërshtarin dhe ky trepikësh është shumë i rëndësishëm për skuadrën në këto momente.
E dimë rëndësinë e derbit dhe do të bëjmë të pamundurën. Është ndeshje radhe që duhet të marrim pikë, duhe të të bëjmë më të mirën e mundshme. Kemi një skuadër që ka pretendime për t’u ngritur në tabelë, por ndeshjet do t’i marrim një nga një dhe shpresojmë që në ndeshjen e radhës do të bëjmë më të mirën”./kryelajmi.com/.