Futboll

Morina: Çdo rezultat që nuk është humbje ndaj një ekipi të konsoliduar është për lëvdatë

Arbnor Morina, kryetrajner i Ferizajt pas ndeshjes deklaroi:

“Ndeshja ka qenë ashtu siç e kam paraparë. Një Dritë që është superfuqi në futbollin e Kosovës, që ka shumë lojtarë cilësorë”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Ferizajt për ArtSport.

“Është shndërruar në klub stabil falë dy kryetarëve që ka. Është kënaqësi të luash ndaj Dritës. Ka disa momente që vjen nervozizmi. Një Dritë që ka poseduar topin, ka pasur aksione mirë të ndërtuara”.

“Një Dritë që në pjesën e dytë e morëm përpara. E kemi shënuar golin. E shënuam edhe golin e dytë që VAR-i paska tregu që është pozitë jashtë loje”.

“Çdo rezultat që nuk është humbje ndaj një ekipi të konsoliduar është për lëvdatë. Djemtë po e djersitin fanellën me nder”, shtoi Morina.

You Might Also Like