Futboll

Morina: Me optimizëm po e presim ndeshjen për të reflektuar

Blerind Morina në konferencën për shtyp | 08.11.2024

Blerind Morina është shfaqur optimist në pres konferencën e mediave para duelit kampional përballë kundërshtarit Suhareka ’23.

Mesfushori i skuadrës ka potencuar se skuadra ka punuar gjatë javës për të lënë prapa ndeshjen e shkuar dhe se me optimizëm po e presin ndeshjen e radhës.

“Kemi punuar gjatë javë për këtë ndeshje, sikurse në aspektin taktik, po ashtu edhe në aspektin psiqik. Me optimizëm po e presim ndeshjen”.

Numri 14 i ekipit ka theksuar se grupi duhet të jetë i bashkuar në ndeshje, ashtu siç është në dhomat e zhveshjes, pasi që kjo është mënyra e vetme për të dalë nga situata në të cilën ndodhen.

“Kemi kualitet brenda ekipit. Ne duhet të mbrohemi si grup. Nuk është vetëm detyrë e mbrojtësve të mbrohemi, por gjithë ekipit, duke filluar nga bashkëlojtarët të cilët luajnë në vijën e sulmit. Duhet të mbrohemi bashkë, duhet të sulmojmë bashkë”.

Blerind Morina në konferencën për shtyp | 08.11.2024

 

Morina potencoi gjithashtu që renditja tabelare nuk është pasqyrë reale e këtij grupi dhe se ndeshja me Suharekën ’23 do të jetë pikë kthese.

“Gjilani nuk e meriton këtë renditje, e cila nuk është reale në bazë të grupit që ka dhe paraqitjeve të cilat i kemi bërë. Nga kjo ndeshje do mundohemi të reflektojmë dhe të fillojmë ecurinë e rezultateve pozitive”.

Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Suharekës zhvillohet të shtunën në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 13:00.

You Might Also Like