Futboll

Morina: Mundëm të kthehemi me gjah të plotë

 

Arbnor Morina, kryetrajner  i Arbërisë;

“Fillimisht më lejoni të ngushëlloj familjen dhe të gjithë për vdekjen e Naser Sylejmanit, ai ka qenë një punëtor shumë i madh dhe e kam pasur mik personalisht.Një pikë që ka mund të ketë mbështetjen me disa pikë të tjera nga duelet e kaluara të cilat i kemi luajtur mirë, por kemi dalur duar thatë. Neve na karakterizon një lojë kolektive, ku individët kanë kuptuar se kualitetet e tyre duhet t’i shkrijnë në kolektiv dhe këtë më së miri po e bëjnë, Almir Kryeziu ka kualitet të madh e Andi Thaqi është pjesë e Arbërisë që nga viti i kaluar ndërsa sot tregoi edhe njëher cilësit që ka”

“Gjithsesi që jam i kënaqur me pikët që kemi fituar, por në brendësi të gjithëve do na mbetet zhig për një ose dy pikë më tepër, por në përgjithësi duke marrë parasysh se jemi skuadër e re në Superligë duhet të flasim me superlativë si për futbollistët e poashtu edhe për punën në ekip”- përfundoi trajneri Morina.

You Might Also Like