Gjilan

Mund të rikthehet kufizimi i lëvizjes në qytetet me numër të madh të infektuarish

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmruar se qytetet me më së shumti raste mund të ju rikthehet kufizimi i lëvizjes, pas rasteve të reja me coronavirus.

Javëve të fundit në Kosovë, ka pasur rritje drastike të të infektuarve me Covid-19, numri sot ka shkuar deri në 205 persona.

Zemaj ka thënë se, megjithatë gjithçka varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend.

Ministri Zemaj më tutje thotë se masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend.

You Might Also Like