Ismet Munishi, kryetrajner i FC Drita, ka thënë se nuk do të thotë më fjalë të mëdha, por se do të synojë që me ekipin e tij, t’i kthehet rezultateve, si ky i sotmi, i cili kthen vetëbesimin në ekipin e Dritës.
“Ka qenë një fitore e vështirë, por e merituar. Besoj se do të vazhdojmë me lojëra e rezultate të mira. Nuk do të jap më deklarata të mëdha, nuk do të flas as për ndeshjen me Prishtinën, ngase duam që ta shijojmë e t‘ i gëzohemi kësaj fitore“, ka thënë Ismet Munishi, kryetrajner i Dritës./Kryelajmi/.