Shfaqja “Nata e Helverit” do të jetë premierë në Teatrin e Gjilanit këtë të premte. Autor i kësaj shfaqje është Ingmar Villqist, kurse regjinë e shfaqjes e ka bërë Bashkim Ramadani.
Në shfaqje do të luajnë aktorët Kreshnik Berisha dhe Mejreme Berisha, skenografia është e Burim Arifit dhe Blendina Xhemës, kostumografe Jeta Duli, dritat janë të Fatmir Halilit, derisa muzika e Florim Gagicës.
Shfaqja do të jepet premierë të premten me fillim në ora 20.