Sot, bashkë me afaristin e njohur gjilanas, Ilmi Mustafa, shpërndamë pajisje didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuara në Qendren e Kujdesit Ditor ‘PEMA’.
Secila kategori e shoqërisë sot ka nevojë për ndihmën e tjetrit, por disa kanë nevojë përveç për shumë ndihmë, edhe urgjente.
Me këtë aktivitet sot, nuk eliminohen problemet por zbuten ato por edhe ipet një shembull edhe për të tjerët që të shtrijnë dorën e ndihmës. Po ashtu edhe një mesazh për institucionet publike.
Falënderuam koordinatoren, znj. Majlinda Ibrahimi dhe stafin e Qendres “ Pema”, për pritjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm që përditshëm po bëjnë për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Mirënjohës për bashkëatdhetarët tanë që asnjëherë nuk shtrënguan dorën kur kanë qenë dhe janë në pyetje interesat e përgjithshme për Kosovë, për qytetarët përgjithësisht dhe për kategorit e caktuara të shoqërisë sonë.