Biseduam për situatën e përgjithëshme në Kosovën Lindore, ku ndamë mendimin se duhet më shumë angazhim nga Kosova dhe nga Shqipëria për të ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore në secilin takim me karakter ndërkombëtar që ata e kanë.
E kemi obligim moral e kombëtar të jemi pranë vëllezërve tanë kudo që ata ndodhen e sidomos në Kosovën Lindore atje ku nuk respektohet as minimumi i të drejtave të pakicave krahasuar me ato në Kosovë.
Jemi shumë të vendosur për të qenë krah i ish-pjesëtarëve të luftës së drejtë e të imponuar të UÇPMB-së, kudo e kurdo që ata kanë nevojë. Kategoritë e lirisë janë amanet yni, andaj ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm përveç të kujdesshëm në raport me ta.
Bejtën e falënderova për punën që po bënë ai dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi tani e sa vjet bashkë.