Gagica ironizon: Lajm i madh, ura e Badovcit po bëhet në një afat “rekord” prej 589 ditësh
Kreu i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica ka ironizuar me çështjen e “Urës së Badovcit” e cila ka një kohë të gjatë që pavarësish punimeve që kanë filluar, ende nuk është finalizuar.
Pas njoftimit nga zëvendësministri Hysen Durmishi, se ky projekt po finalizohet, Gagica thotë se ky është një lajm i madh, pasi që Ura e Badovcit po bëhet në një afat “rekord” prej 589 ditësh.
Postimi i plotë i tij:
Lajm i madh, ura e Badovcit po bëhet në një afat “rekord” prej 589 ditësh, një periudhë që ka thyer çdo rekord në historinë e re të infrastrukturës!
Po, është për t’u habitur se si një projekt kaq i rëndësishëm mund të marrë kaq shumë kohë – një shembull i shkëlqyer i menaxhimit të “efikasitetit”.
Ju lumtë, me siguri do ta përmendim si një nga arritjet më të mëdha e më të shpejta të realizuara të këtij shekulli!
Suksesi është i dukshëm, dhe fjalët janë të kota!
E gëzofshim!