I nderuar kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,
Të nderuar qytetarë të besimit islam,
Nga zemra ju uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj ky i afrimit me njëri-tjetrin, i solidaritetit dhe mirëkuptimit.
Të gjithë atyre që agjërojnë, ju uroj ta kaloni lehtë këtë muaj, dhe Zoti i Madhërishëm t’ua pranojë lutjet e sakrificat.
Ju dhe familjet tuaja qofshi me shëndet dhe paqe. Qoftë në vullnetin e Zotit të prisni edhe shumë Ramazanë të tjerë të lumtur e të bashkuar!