Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, Sabit Bllaca, i cili ishte njëri ndër vozitësit e parë në ish-fabrikën e Kombinatit të Tekstilit në Gjilan. Sabit Bllaca ishte njëri ndër vozitësit e parë shqiptarë që ka vozitur strukturat udhëheqëse të këtij kombinati për shumë vite. Në asnjë moment, Sabit Bllaca nuk iu nënshtrua urdhërave të organeve të dhunshme në këtë mjedisë. Sabit Bllaca ishte familjar e qytetarë i ndershëm e i respektuar. Varrimi i të ndjerit është bërë sot (E Martë, 23 Janar), në varrezat e qytetit ne Gjilan, në praninë e shumë familjarëve e miqëve.