Futboll

Ndërron jetë Bujar Haziri, qytetar i dashur i Gjilanit, përkujtohet nga tifogrupi ‘Skifterat’

Sot, qyteti i Gjilanit është në zi për ndarjen nga jeta të Bujar Hazirit, një qytetar shumë i dashur dhe i respektuar. Haziri ishte një afarist i njohur dhe një tifoz i klubit të Gjilanit.

Në këtë moment të vështirë, tifogrupi ‘Skifterat’ ka ndarë një postim për të shprehur ngushëllimet e tyre dhe për të nderuar kujtimin e Hazirit:

“Bujari iku herët. Një tjetër simpatizant i Gjilanit dhe një djalosh shumë i dashur për të gjithë qytetin u nda nga kjo botë.
Urtësia dhe mirësia e tij do të mbeten gjithmonë shembuj për të gjithë ata që e njohën. Shoqërisë dhe familjes i shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe përzemërta, dhe lutemi që Zoti t’i japë forcë dhe durim për të përballuar këtë humbje të madhe. Zoti e shpërbleftë në botën tjetër!”

Kujtimi i Bujar Hazirit do të mbetet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur dhe e kanë dashur.

You Might Also Like