Muzikë

Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare!

Pavarësisht jetesës në një shtet tjetër, shqiptarët e Zvicrës gëzojnë atdhedashuri dhe përçojnë vlera burimore të shquara shqiptare.

Ansambli i këngëve dhe valleve burimore shqiptare “Vatra” në Zvicër për vite me radhë ka ruajtur vlera kulturore e kombëtare. Kësaj radhe, ky ansambël për herë të parë do të përfaqësoj kulturen shqipare në festivalin e shquar “Albanifest”.

Albanifest cilësohet si festa më e madhe e një qyteti në Evropë “grösstes Stadfest in Europa”.

Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që një ansambël apo shoqëri shqiptare merr pjesë në këtë event, ku përfaqësohen pothuajse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë në Zvicër.

“Përmes veshjes së shumëllojshme të anëtarëve tanë, ushqimeve tradicionale, promovimin e produkteve vendore si dhe muzikën tonë të dashur me këngë e valle Ansambli VATRA do të prezentojë me krenari bukuritë e trojeve shqiptare!

Albanifest mbahet nga data 28-30 qershor 2024.

You Might Also Like