Në Doberçanin e njerëzve të organizuar, atdhetarë e të guximshëm, në vendin që shquhet për ambientin e pastër dhe për banorët që e duan dhe e mbrojnë atë.
Doberçani ka qenë gjithmonë i rreshtuar drejt – një ndër fshatrat e rrallë që mendon kryekëput për banorët e tij dhe investon në të, edhe nga larg, përmes diasporës së tij të përkushtuar.
Sot, me kandidaten për deputete, Zarife Asllanin, shpalosëm pjesë nga programi ynë zgjedhor, i cili garanton siguri dhe zhvillim për Doberçanin, Gjilanin dhe mbarë Kosovën. Aleanca ka dëshmuar se nuk flet me fjalë, por me vepra – e kemi dëshmuar këtë në Gjilan, e kemi dëshmuar në Kosovë, në çdo segment dhe për të gjithë qytetarët.
Investimi në bujqësi e blegtori, përmirësimi i infrastrukturës dhe lehtësirat e tjera në këto fusha janë pjesë e programit tonë zhvillimor. Kosova do të bëhet vend i jetueshëm për të gjithë!
Faleminderit kolegut tonë Ibish Ibishi për kontributin e jashtëzakonshëm ndër vite për këtë vend, për Gjilanin e për Aleancën. Faleminderit për organizimin kryetarit të nëndegës, Lulzim Harjdari.






Të gjitha reagimet:
Ardian Azemi, Ajnur Maksuti dhe 7 të tjerë