Familjarë, shokë, miq dhe të afërm por edhe përfaqësues të Institucioneve të komunës së Vitisë si dhe të QKMF-së ku ka punuar për vite të tëra i ndjeri Dr. Fadil Zuka, i cili para dy viteve nga Virusi KOVID -19 , pikërisht më 20 Korrik 2020 humbi jetën i kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit në Pozharan, humanistit dhe personit të respektuar dr.Fadil Zukës. Në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e dhënë gjatë profesionit të mjekut mbi varrin e tij u vendosën kurora lulesh si dhe me fjalë prekëse nga folësit veç tjerash u tha se: sot u bënë dy vite nga vdekja e doktorit nga Pozharani, Dr. Fadil Zuka që ndërroi jetë nga infeksioni Covid-19.
Dr. Fadil Zuka ishte mjek i gjeneratave që jetonin dhe vepronin në kohë të vështira, si pasojë e persekutimit që u bënte regjimi i okupatorit serb.
Dr Fadil Zuka në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulancën e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” në Viti, pastaj në Pozharan. Ai gjithashtu kontribuoi edhe në luftën e fundit çlirimtare si mjek. I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët vitias. Aziz Zuka