Ekonomi

Në Gjilan do të hapet Fabrika e Biçikletave Elektrike

Gjilanit po i shtohet edhe një gjigant ekonomik, Fabrika e Biçikletave Elektrike e para e këtij lloji tek, por shumë e kërkuar në treg, shkruan kryelajmi.com.

Biçikletat elektrike përfaqësojnë një alternativë të biçikletave tradicionale, ngase ato mundësojnë një mënyrë të thjeshtë të ngasjes, me më pak mund në largësi më të mëdha, të cilat i bëjnë më të shkurtra dhe më të lehta, kurse bateritë me performanca të larta mundësojnë ngasje më të lehtë për vozitje të përditshme deri në punë, shkollë apo për vozitje për të përjetuar kënaqësitë e natyrës. Ato gjithashtu mundësojnë largimin e veturave nga rruga dhe ruajtjen e ambientit.

‘’Me kënaqësi ju njoftojmë fillimin e fabrikës sonë të re për prodhimin e Biçikletave Elektrike. Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë së biçikletave në rajon dhe një kontribut në zhvillimin ekonomik, për mjedis më të pastër dhe transport më të qëndrueshëm. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj në projektin tonë!’’,  është thënë në njoftimin e kompanisë ‘’Albimi’’, e cila është e njohur edhe  me brendin ‘Pilot bike’, e kjo fabrikë që pritet të jetë të pajisur me teknologjinë më të re, biçikleta që dedikohen për ngasës të moshave dhe nevojave të ndryshme.

Ndryshe, sipas drejtuesve të kompanisë, kjo fabrikë pritet që punën t’a nis në muajin shtator –  tetor të këtij viti./kryelajmi.com/.

Fillimi i punimeve për  ndërtimin e fabrikës.

You Might Also Like