KULTURA

Në Gjilan organizohet manifestimi “Festa e Miqësisë”


Festa e Miqësisë është në vitin e katërt të organizimit në Republikën e Shqipërisë, në 15 qytete, ndërsa në Republikën e Kosovës ky është viti i parë i organizimit dhe për tri ditë me radhë do të jetë pikërisht Gjilanin nikoqir i këtij manifestimi.

Vendi i organizimit të manifestimit është hapësira publike në sheshin “Agim Ramadani” dhe sheshin “Idriz Seferi”.

Pjesëmarrës përpara publikut më 10 gusht 2018, do të jetë Mateus Frroku, Bujar Qamili dhe Vedat Ademi.

Në ditën e dytë të organizimit me datën 11 gusht 2018, Kachinari, Renis Gjoka dhe Offchestra.

Në ditën e tretë kur edhe mbyllet ky aktivitet në Gjilan me datën 12 gusht 2018 do të deklamojnë para publikut gjilanas, 3 Musketjeret, Aleksander Gjoka, Elton Deda dhe  Redon Makashi.

Me datat 10, 11 dhe 12 gusht 2018, për shkak që në Gjilan mbahet manifestimi “Festa e Miqësisë”, nga ora 20:00 deri në orën 24:00, do të jenë të bllokuar për qarkullim të veturave, rruga “Bulevardi i Pavarësisë” deri te Stacioni i Autobusëve.

Gjithashtu rruga “Xhemajl Mustafa” do të jetë rrugë njëkahore nga rr. “Medllin Olbright” në drejtim të rrugës “Vëllezrit Ukshini”.

Komuna e Gjilanit i fton të gjithë qytetarët e Gjilanit që të jenë pjesëmarrës në këtë aktivitet të madh kulturor “Festa e Miqësisë”.

You Might Also Like