Nisma në Gjilan është parti e katandisur si mos më keq dhe pa zot shtëpie. Pas shkarkimit të Bajram Hasanit, në strukturat e saj organizative mungon koordinimi ekziston një amulli e madhe ku nuk di se me kë duhet të flasësh e me kë duhet të koordinohesh ka shkruar Kushtrim Kadriu.
Reagimi i plotë
Që prej se z. Hasani nuk është më Ministër asambleistët janë të çakorduar dhe shihen sikur kanë mbete pa zot shtëpie, veprojnë pa koordinim dhe votojnë në kuvend sipas qefeve, prandaj duke e parë këtë çakordim të skajshëm të asambleistëve të Nismës dhe mos pozicionimin e qartë në Kuvend ne nuk e shohim të arsyeshme të qëndrojmë e pajtohemi duke heshtur në këtë situatë. Duke e parë këtë gjendje qesharake ne si lëvizje nuk do ta vazhdojmë bashkëpunimin me këtë parti e cila është e lidhur ngushtë për interesa familjare.
Nga sot “Lëvizja Qytetare Vatra” do të veprojë si e pavarur dhe ndaras Nisma- s, duke i uruar kësaj të fundit që sa më shpejt të dalë nga kjo gjendje e të mos jetë vetëm një subjekt i punësimeve familjare thuhet në reagimin e Kushtrim Kadriut kryetar i LQV-së.