Gjilan

Në Livoç të Poshtëm, të gatshëm për ndryshim

Në takimin e përzemërt me veprimtarët e LV në Livoç të Poshtëm, ishte i pranishëm edhe Kandidati për Kryetar të Gjilanit nga LV, Sami Kurteshi, i cili foli për prioritetet zhvillimore të këtij fshati me 4000 mijë banorë dhe mundësitë reale për investime në disa fusha të jetës.

Në takim u diskutua lidhur me ecurinë e organizimit të fushatës për fitoren e sigurtë të kandidatëve të LV-së dhe të Kryetarit, Sami Kurteshi, ndërsa të pranishmit shprehën gatishmërinë për punë e aktivizëm për ndryshimin e qeverisjes komunale. Në fund u zgjedh Shtabi Zgjedhor për këtë pikë në përbërje prej 14 anëtarësh.

Livoçi i Poshtëm ishte i bindur në fitoren e sigurtë!

You Might Also Like