Gjilan

Në përvjetorin e rënies nderohet vepra e heroit Kadri Zeka

Drejtues të  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 37 vjetorit të rënies heroike  të  Kadri Zekës,  kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti  ynë “Kadri Zeka”.

Rektori së bashku edhe me Prorektorët, Sekretarin e Përgjithshëm, Dekanët , Profesorët dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Me këtë rast,  Rektori  Bajram  Kosumi tha se,  jemi krenar me veprën madhore të heronjve, të cilët punuan për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot e që po e ndërtojmë për çdo ditë. Kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, dhe me krenari do ta kujtojmë gjithmonë, ka thënë pos tjerash Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.

17 janari i vitit 1982, ishte dita kur u vranë mizorisht Kadri Zeka dhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Atentati mbi  heronjtë ,  Kadri Zeka dhe dy vëllezërit Gërvalla, ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

You Might Also Like