Viti

Në  Pozharan nisi  projekti në rregullimin e ndriçimit publik

 Në lokalitetin më të madh të komunës së Vitisë në Pozharan, ditëve të fundit  është duke u punuar më intensitet të shtuar në realizimin e disa projekteve dhe mini – projekteve infrastrukturore.

Kështu  krahas  punëve që janë duke u bërë në rivitalizimin e stadiumit të futbollit ”Ibrahim Kurteshi”, pastaj trotuarit nga qendra e Qytezës e deri të “Ura e Kurteshit”  në rrugën Pozharan –Viti , si dhe ndërtimit të urës së re  mbi kanalin e Gelbushit ,  e të Fushës së sporteve të vogla në oborrin e SHF “”Halil Alidema””,  e që nga dje kanë filluar punët edhe në rregullimin e ndriçimit publik në qendër të Pozharanit, nga hyrja  në Pozharan deri në dalje të Pozharanit në tërë gjatësinë e rrugës që kalon nëpër Pozharan.

Ilir Zuka, administrator I Pozharanit, tha se  këto projekte do të përfundojnë në afat dhe në kohë sa më të shpejt, duke theksuar se  këto projekte ishin edhe kërkesë themelore e qytetarëve neper tubimet përkatëse e që ishin mbështetur edhe nga  Këshilli I fshatit I zgjedhur këtë vit .

 

Ai ka shtuar se deri në fundvit në Pozharan do të punohet edhe në realizimin e disa projekteve rrugore  në asfaltimin e tyre siç është : rruga nga Lagja  Bajra e deri te  Ura  e Kurteshit që lidhe këtë lagje dhe një pjesë të Pozharanit me rrugën Pozharan-Viti si dhe rruga nga Lagja Bajra që lidhe këtë lagje me lagjen e Muhaxherve që do të shkurton  gjatësinë e rrugës për rreth 1 kilometer  duke   lidhë Muhaxheret me qendrën e Pozharanit dhe me rrugën Pozharan –Viti./  Aziz Zuka

You Might Also Like