Gjilan

Në shqyrtim publik Plani Rregullues “Qendra 4”

Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka hapur për shqyrtim publik Planin Rregullues të Hollësishëm për zonën “Qarku 4”, dhe kërkon nga të gjithë qytetarët, profesionistët, komuniteti i biznesit, dhe përfaqësues të ndryshëm që në adresë të kësaj drejtorie të dërgojnë propozim ndryshimet apo plotësimet lidhur me këtë plan.

Në fjalën hapëse drejtori i Urbanizmit Valon Shefkiu, në pranin e qytetarëve të interesuar, ka bërë hapjen solemne të shqyrtimin publik për pjesëmarrje publike në finalizimit të Planit Rregullues të Hollësishëm “Qendra 4”.

“Prej tridhjetë ditësh, qytetarët, ekspertët dhe palët e interesuara kanë mundësinë ti parashtrojnë vërejtjet, komentet dhe sygjerimet, para finalizimit të dokumentit të planifikimit hapësinor. Pas periudhës së shqyrtimit publik drejtoria e  Urbanizmit do ti shqyrtoj, analizoj dhe inkorporoj propozimet e arsyeshme të cilat kanë dalë nga debati publik dhe e procedon Projektplanin Rregullues të Hollësishëm në organet përgjegjëse, respektivisht trupat profesionale te Kuvendit të Komunës deri në aprovim përfundimtar nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit”, ka potencuar drejtori Shefkiu.

Ndryshe kjo zonë është në dëgjim publik për revidimin e saj, ngase është paraqitur nevoja për ndryshim të këtij plani, duke pasur parasyshë nevojat e mëdha për ndryshime, mirëpo idetë, komentet dhe vërejtjet do të shqyrtohen me shumë kujdes nga stafi profesional i drejtorisë komunale të Urbanizmit u tha në këtë takim.

You Might Also Like