Sportet luftarake

Në turneun e karatesë “Katana Open 2019” kanë marrë pjesë 45 klube me 490 garues

 

 
 
Në turneun më të madh në rajon të karates “Katana Open” e cila organizohet për herë të XIV-të, me plot meritë vendi i parë i takuar KK Sharri nga Ferizaji.
KK Dardania nga Gjilani i cili ishte organizator i kësaj ngjarje më të madhe të karates në Kosovë edhe njiherë ka dëshmuar profesionalizëm të madh në organizimin e këtij turneu të karatesë, në të cilën kanë marrë pjesë përpos karateistët nga Kosova këtë turne e kanë nderuar edhe karateistët
nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Në turneun “Katana Open 2019” gjithësej kanë marrë pjesë 45 klube me 490 garues, qka e meriton epitetin e turneut më të madh në Rajon të karates.
Në mesin e më të mirëve pozita e parë i ka takuar KK “Sharri” nga Ferizaj duke fituar 21 medalje(7 të arta, 6 të argjenda dhe 8 të bronzta).
Pozita e dytë i ka takuar KK “Kastrioti” nga Ferizaj me 17 medalje (6 të arta, 3 të argjenta dhe 8 të bronzta).
Në pozitën e tretë është renditur KK “Forca” nga Maqedonia e Veriut të cilën garuesit e saj kanë fituar 9 medalje (5 të arta, 2 të argjenta po aq edhe të bronzta)
Organizatori i kësaj gare masovike KK Dardania nga Gjilani, me notën më të lartë ka dëshmuar në cilësinë e këstij turneu, ndërsa drejtori i KK Dardania Maliq Maliqi pas garave ka deklaruar.
“Jam i nderuar dhe mirënjohës për të gjitha klubet të cilat kanë marrë pjesë në këtë turne të madh të karatesë, të gjithë klubet me garuesit e sajë kanë dëshmuar cilësi të mëdha dhe diciplinë të jashtëzakonshme, ne e falenderojm edhe Federatën e Karatesë të Kosovës e cila e ka monitoru këtë
turne të jashtëzakonshëm, gjithashtu një falemnderim i posaqëm i shkon edhe Komunës së Gjilanit të cilët pa asnjë hetizim na kanë përkrahur, ky turne ka dëshmuar se karateja gjdo ditë e më shumë po bëhet edhe më i dashur tek të rinjët dhe kjo e dëshmon se vendi ynë ka një prespektiv të ndritshme në këtë sport”.

You Might Also Like