Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale ishin pjesë në takimin e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe zyra Kombetare e Koordinimit të IPA-s.
Kjo ngjarje informuese ishte rreth vlerësimit të programeve të mbrojtjes sociale të financuara nga BE-ja 2013-2023.