Gjilan

Nënkryetarja Morina Bunjaku, priti zonjën e parë të Shqipërisë

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtoreshën e Inspeksionit, Entela Hysenin pritën në takim
zonjën e parë të Shqipërisë, Amarda Begaj.

Në takim është biseduar për fuqizimin e grave në politikë dhe shoqëri, për rëndësinë e kulturës, trashëgimisë, familjes dhe jetës personale.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, tha se ishte
mjë takim i veçantë me një grua frymëzuese.

Më tej Leonora Morina Bnunjaku, theksoi se në kuadër të vizitës shtetërore në Komunën e Gjilanit, teksa me krenari i ndamë Presidentit të Republikës së Shqipërisë z Bajram Begaj titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”, patëm nderin dhe kënaqësinë që si nënkryetare e komunës të mirëpresim në zyrë zonjën e parë të Shqipërisë, znj. Amarda Begaj.

“Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, bashkë me Drejtoreshën e Inspeksionit znj.Entela Hyseni ndamë përvoja e diskutime për rolin dhe angazhimin e saj si Zonjë e Parë, për fuqizimin e grave në politikë dhe shoqëri, për rëndësinë e kulturës, trashëgimisë, familjes dhe jetës personale”, tha Morina Bunjaku.

Në shenjë mirënjohjeje dhe mikpritjeje, nënkryetarja e Gjilanit i dhuroi znj. Begaj një buqetë me lule dhe një punim artizanal nga mjeshtërit tanë vendorë – si simbol i shpirtit krijues dhe traditës së pasur të qytetit tonë.

“Znj. Begaj na la mbresa të thella me thjeshtësinë, përkushtimin dhe energjinë e saj pozitive – një model frymëzimi për të gjitha gratë dhe vajzat tona”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku.

You Might Also Like