Futboll

Nga Evian kalon në Servette

Talenti i madh i futbollit, Bleron Mulliqi, i cili gjerë më tani ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës franceze, Thonon Evian FC, sot ka nënshkruar me skuadrën e madhe Zvicerane, Servette FC.

18 vjeçari Mulliqi i cili vjen nga Raushiqi i Pejës por i cili jeton dhe vepron në Geneva të Zvicrës, pas interesimit të disa klubeve ka nënshkruar kontratë me 17 herë kampionin e Zvicrës dhe 7 herë fituesin e Kupës së këtij shteti, Servette FC.

“Kam pasur edhe disa oferta tjera, por karrierën kam vendosur ta vazhdoj në klubin Servette, pasiqë është një skuadër e madhe dhe është skuadra e tretë më e suksesshme në futbollin Zvicran”, ka theksuar futbollisti Mulliqi.

Mesfushori ofanziv Mulliqi, i cili është një futbollist mjaft korpulent me gjatësinë e tij 1.92 cm, dhe i cili karakterizohet me vizionin e lojës dhe me gjuajtjet e tija precize, ka bërë të ditur se me skuadrën e tij të re ka aspirata të mëdha.
“E njoh shumë mirë skuadrën e Servette pasiqë jetoj në Geneva, do të jap më të mirën për sukseset e reja të këtij klubi dhe shpresoj se gjerë në fund të kampionatit do të kualifikohemi në Europa League”.

Mulliqi i cili ka shumë nostalgji për shtetin e Kosovës edhe pse ka lindur në Zvicër, shpreson të kontribuon në Kombëtaren e Kosovës.
“Jam pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, e falënderoj përzgjedhësin Ramiz Krasniqi, i cili nga afër i ka përcjellur cilësitë e mija, shpresoj se ky vit për Kombëtaren e Kosovës U19 do të jetë i veçantë pasiqë kemi eliminatoret për Kupën e Kombeve në fillim të Shtatorit, dhe në Nëntor kemi eliminatoret për Kampionatin Evropian, shpresoj që Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi do të më ftoj, çka për mua dhe familjen time është një ëndërr ti mbroj ngjyrat e shtetit të Kosovës”, ka theksuar talenti 18 vjeçari, Bleron Mulliqi.

You Might Also Like