Libri

Një ngjarje e pabesueshme në fletët e një libri

Një ngjarje e pabesueshme në fletët e një libri

(Për romanin “Patkoi me katër harqe” e Rr. Rrustemit)

Ese

Nga Prof.Dr.Agron F.Fico,H.C.

Në peisazhin e librave të botuara shqip në Kosovë, tema,kryetema e këtyre veprave ka qenë dhe është etja e zjarrtë për liri dhe pavarësi;sakrificat e pamasa,njëherazi lufta epike,burrëria e pashoqe kundër sundimit të gjatë,të egër të serbëve.

Në të gjitha zhanret letrare;poezi,poema,tregime,novela e romane;në këngët dhe rapsoditë e bartësve popullorë etj. Është pasqyruar, është skalitur populli dardan i Kosovës,që ka përballuar furtunat e kohës dhe ka dale fitimtar.

Në këtë ulli ka qenë edhe publicistika (gazetaria,radioja,televizioni.)

Libri i sapo botuar i shkrimtarit Rrustem Rrustemi „Patkoi me katër harqe” me subjektin tronditës dhe të pa besueshëm shënon një prurje origjinale në fondin e kulturës bashkëkohore shqiptare.

E VËRTETA

Konferenca e ambasadorëve në Londër më 1913 vendosi arbitrarisht dhe egërsisht coptimin e territoreve shqiptare;pjesë të tëra të saj iu dhanë fqinjëve;Greqisë,Serbisë,Malit të Zi.

Shqipëria,sipas gjeografit të shquar prof.Ahmet Gashit,me katër vilajete dhe me një sipërfaqe 146 mijë kilometra katrore, u reduktua në 28.000 mijë km.katrore.Tokat e shenjta të Kosovës, Çamërisë,të Shqipërisë së veriut u përfshinë me dhunë e barbari brenda territoreve të shteteve fqinj grabitqare.

Në Serbi,menjëherë mprehën hanxharët dhe shpallën synimin e tyre strategjik afatgjatë,dëbimin e shqiptarëve të Kosovës dhe formimin e Serbisë së Madhe.

Kryeministri i Serbisë,Karagjorgjeviq, në një libër të posaçëm,madje të shkruar gjermanisht që Fuqitë Europiane mund ta lexonin drejtpërdrejt,shpalli se shqiptarët qënkan njerëz me bishta dhe të paaftë për shtetformim.

Kjo ideologji raciste antishqiptare do të përsëritej më vonë nga kryetari I Akademisë të Serbisë, Çubrilloviq,që shpalli doktrinën e pastrimit etnik të Kosovës nga shqiptarët.

Në Fushën e Mëllenjave,”hyji” I ri I Serbisë, Millosheviq,pas retorikës së heroizmit serb në Fushë Kosovë më 1389 kundër turqve osmanë,fshihte planin ogurzi, i njohur si „Patkoi“, që synonte zbrazjen me dhunë

të Kosovës nga shqiptarët dhe zëvendësimin me kolonë serbë e malazezë, dhe krijimin e Serbisë së Madhe.

E GJITHË E VËRTETA

Romani “Patkoi me katër harqe” i zotit Rrustemi e pasqyron artistikisht këtë kuadër dramatik,duke vënë në qendër një subjekt tronditës,të pa imagjinueshëm nga mendja normale njerëzore.

Bacë Ukë Rrezallaj në Gurinë, e mbante gjithënjë pranë nipin e vetëm Rrulin dhe i fliste edhe për muhaxhirët, 700 fshtra shqiptarë të përzënë nga Sanxhaku i Nishit forcërisht nga shovenistët serb; një nga këto familje ishte edhe ajo e Ukë Rrezallajt… „E dëgjoja gjysh Ukën kur më tregonte histori për muhaxhirët e përzënë nga Sanxhaku i Nishit“ (f.122)

Rruli,personazhi kryesor i romanit,përfaqëson brezin e ri të Kosovës, që luftoi dhe u sakrifikua për liri dhe pavarësi, duke paguar çmimin më të lartë, edhe humbjen dhe vrasjen e njerëzve të tyre të dashur.

„Të nesërmen,i shpjegon gjyshja nipit-Rrulit,trupin e Marinit e gjetëm të vrarë dhe të masakruar skaj rrugës që çonte për Tasjan….“. Gjyshja në vazhdim shtoi:”Ajo më e zeza,more bir,ishte se Marini në trupin e masakruar,nuk kishte kokën! Ia kishin marrë kokën!(f.126)

Lexues i dashur,nga ç’pyje të egra,nga cilët kopshte zoologjik kanë dalë këto shtazë me këto instikte?

Autori ka ndjekur një hetim letrar për këto ngjarje tronditëse.Ai na tregon se Rruli,i biri i profesorit të shquar Marin Rrezallaj, një luftëtar i kalitur në beteja, me shtatin si bjeshkët e larta,dhe me një përkushtim të pamasë,përpiqet që të zbulonte fajtorët e kësaj maskare instiktive dhe e qetësonte familjen për atin e varrosur pa kokë.

I ati i Rrulit,profesor Marini,me kulturë perendimore,shquhet sa si studiues,por edhe si përkrahës i lëvizjes studentore në Universitetin e Prishtinës kundër arbitraritetit ushtarak serb.Ai ishte në listën e zezë të shërbimeve sekrete serbe.

Në përpjekje për t’u larguar nga Prishtina për në Iliridë, në një tren kafshësh,policia e trenit e njeh profesorin, e nxjerr jashtë dhe disa metra larg vagonëve e masakron bashkë me të tjerë shqiptarë.

Një general serb,që kokën e kishte të mbushur plot akrepë,siç do të shkruante Shekspiri për Makbethin,me emrin Ramllak,urdhëron ushtarët, për masakrimin e trupit të Marinit dhe t’i pritet koka, të cilën ai e merr me vehte në Beograd dhe e bën llambadar për dhomën e tij të gjumit.

Ky njeri-kafshë,kjo bishë me fytyrë njeriu,që sundohej vetëm nga instikte primitive, përfaqësonte gjithë agresorët kolonialistë serb.

VETËM E VËRTETA

Autori tregon se lufta e UÇK-së dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s,pas 78 ditë luftrash të ashpra në vitet 1989-1999.solli çlirimin e Kososvës njëherë e përgjithmonë nga kolonizimi gati një shekullor serb.

Ndofta pjesa më e bukur, më e skalitur dhe tepër dramatike është dialogu I fantazmës së Marinit me gjeneralin Ramllak.Ja një moment brilant nga pena e shkrimtarit. Ramllaku,“Nga frika e fantazmës që kishte përpara,filloi të çirrej si I marrë…I prekur pak edhe nga alkooli që kishte pirë, po përjetonter simptomat e para post-traumatike të“sindromit vietnamez“.Ishte goditur rënd rrafshi i tij mendor dhe psiqik…“(f.146).

Autori në roman jep mesazhe të forta, që e shquajnë kombin shqiptar si komb paqësor,miqësor,një komb që njeh vetëm dashurinë dhe urrejtjen, por nuk pranon hakmarrjen se“…Bibla dhe Krani na porositin se „Hakmarrja i takon Perendisë“…(f.165).

Në një vështrim tërsor mund të thuhet se romani ”Patkoi me katër harqe” është një fjalë e re në letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Stili i librit është I rrjedhshëm.I shprehur me fjali të shkurtëra,që të japin ndiesinë kur e lexon, atë trokun e një kali që ngjitet drejt bjeshkëve.

Është një meritë publike e autorit të ditëve tona, që romani”Patkoi me katër harqe” tingëllon si trumpetë alarmi për disa kolltukofagë në Prishtinë,të cilëve etja për pushtet,luksi dhe jeta plot kënaqësira u ka dëmtuar kujtesën historike ndaj një populli që dha gjithëçka të shenjtë. Ky popull, në piedestalin e lirisë vuri jetën,madje edhe me sublimitetin më të lartë,kokën e vet, siç ndodhi me heroin e librit, profesorin e nderuar, Marin Rrezallaj.

Lexuesi shqiptar, pikërisht për të tilla libra ka nevojë, që jo vetëm të pasurojë bibliotekën e tij, por edhe i japin kënaqësi estetike dhe mendësi atdhetare.

Pogradec,korrik 2019.

You Might Also Like