Futboll

Nuhiu: Paraqitjet e mira jo të rastësishme, vazhdimësia është e rëndësishme

Ardian Nuhiu në takimin me gazetarët | 29.10.2024

Ardian Nuhiu është paraqitur në takimin me gazetarët para duelit kampional ndaj FC Ballkanit duke folur në lidhje me përgatitjet e kësaj ndeshje dhe pritshmëritë.

I pari i bankës ka vënë theksin te vendosshmëria dhe luftën të cilën duhet ta bëj skuadra e tij në mënyrë që të dëshmojë se paraqitja e mirë në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Llapit dhe duelet tjera me skuadra e forta nuk janë rastësi.

“Ndodhemi para një dueli të vështirë, pasi që ballafaqohemi me njërën ndër ekipet më të mira të kampionatit dhe jo vetëm, pasi që Ballkani ka patur dominimin në vitet e fundit në futbollin kosovar. Pavarësisht që kemi patur kohën e shkurtër për të përgatitur këtë takim, jemi munduar që bashkë me stafin të udhëzojmë futbollistët për mënyrën se si do ta luajmë këtë ndeshje dhe mezi po e pres. Duhet të tregojmë vendosshmëri dhe këmbngulësi për të dalë mirë nga ky takim, pasi që është i rëndësishëm për vazhdimësinë e kampionatit”.

Koha e përgatitjes për ndeshjen ndaj Ballkanit?!

“Gjatë gjithë kohës e kam potencuar që po punohet shumë mirë. Gjithçka është në nivelin e duhur te kjo skuadër. Është përgatitur një plan për të ndërtuar një ekip stabil dhe ekip konkurues. Ndeshja e fundit flet mjaftueshëm se sa kemi besuar ne si staf te futbollistët dhe më vjen mirë që po në atë formë është zhvilluar ai takim. Gjithmonë kur dal para jush them që kemi harruar ndeshjen e kaluar dhe jemi të përqendruar te ndeshja e radhës, ashtu është edhe tani. E kemi harruar takimin me Llapin dhe tani e rëndësishme është ndeshja me Ballkanin. Shpresojmë që epiteti derbi i kësaj ndeshje të dëshmohet”.

Lufta e futbollistëve?

“Futbollistët në ndeshjen e kaluar nuk e deshën justifikimin vetëm të krijojnë raste. Ata luftuan gjatë gjithë kohës për ta fituar takimin. Se sa kemi humbur raste edhe jemi ndëshkuar. Dëshira për ta fituar takimin tregoi edhe mënyra se në një rrugë shumë të shpejtë shënuam dy gola”.

Ardian Nuhiu në takimin me gazetarët | 29.10.2024

Ndeshjet më të mira me ekipet më të forta?

“Në momentin kur luani mirë me më të mirët do të thotë që edhe ti je i mirë. Kam potencuar gjithmonë këtu që ky grup ka kualitet, por e don kohën e vet. Kemi futbollist të rinj të cilët po dalin në sipërfaqe, së bashku me futbollistët më me përvojë, të cilët po ndihmojnë ata të rinjtë. Ky ekip ka kualitet dhe do një mbështetje maksimale, e cila nuk ka munguar, qoftë nga drejtuesit, po ashtu edhe nga tifozët. Për momentin nuk po e shohim tabelën, jemi të përqendruar vetëm të ndeshja e radhës”.

Pika kthese ballafaqimi i Ballkanit?

“Duhet të shkojmë në Suharekë dhe të tregojmë se nuk ishte rastësi fitorja ndaj Llapit. Asnjë paraqitje e mirë e jonja nuk ishte rastësi. Ishte një përqendrim maksimal në të cilën kemi shprehur vlerat tona shumë mirë. Motivimi është prezent te futbollistët për të cilët është një mundësi të shfaqin sërish vlerat e tyre para gjithë atyre të cilët do ta shikojnë në fokus këtë takim”.

Ardian Nuhiu në takimin me gazetarët | 29.10.2024

Grupi i plotë? 

“Gjithë futbollistët janë gati për nesër”.

Takimi ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit luhet të marten më 29 nëntor në Suharekë me fillim nga ora 13.00.

You Might Also Like