OPINION

Olimpiada “Nostalgji e kohërave të errëta”…

Olimpiada “Nostalgji e kohërave të errëta”…

…edhe pse qëllimi dhe motoja e saj është “Më shpejt, më lartë, më fuqishëm/ më tutje së bashku “…
për ne shqiptarët nën “Jugosllavi” kishte domethënjen e shikimit të saj si “domosdoshmëri”, si i vetmi program televiziv, por edhe “aktivitet”dhe “pozivitet” që kishim mundësi të shihnim, përkundër që nuk prezantoheshim dhe as që kishte gjasa të prezantoheshin nga shqiptarët, ishin vetëm jugosllavët ! Bile, nga disa edhe të “anonin” për ta!
Dhe, ndoshta të “ëndërronim” se një ditë, një ditë…edhe ne të bëheshim sportist të kalibrit të tillë, si e vetmja mundësi e “ikjes” nga pakoha!
Errësira e pamundësisë, represaljeve, dhunës psikike dhe fizike, e pamundësisë të fjalës së lirë dhe shprehjes, thjeshtë e robërisë, thuaja se “zhdukej” gjatë kësaj kohe të Olimipiadës apo ” hecjes së bashku përpara”, me kend “së bashku” dhe ku “përpara” kur “rruga” ishte e “murosur”, jo në një, por në katër mure!
Asnjë “perspektivë” dhe asnjë rrugë, por i “renditur” në rreshtin e pafund të robërisë që “jetonim”!
Nuk e dij se ku e kanë “logjikën” e mendimit të rinjtë e sodit, dhe ata shqiptarë pa mendje, kur thonë “se sotë nuk kanë kurrfarë mundësish të jetojnë në shtetin e Kosovës, të lirë, me mundësi të “pafundme” të arsimimit, shprehjes dhe aktiviteteve!!!
Njerëz, as mramje të Maturës nuk kemi pasë të drejtë të kemi, e kam ngrënë “shapullën” nga polici serb në mes të Shatërvanit, që kam qeshur dhe folur me shokun, dhe sigurisht do të përfundoja në burg, po të mos më “mbronte” një polic i njohur shqiptarë! Etj.etj….
Një “hakmarrje” dhe lehtësim shpirti, për “nostalgjin” e Olimipiadave komuniste të robërisë, për momentin më jep “Lustrifikimi”, heqja e perdes e të “pathënave” mbi mizoritë e përjetuara në kazamatet e burgjeve, të asaj kohe, jo nga serbët dhe jugosllavët, por nga vetë shqiptarët që ishin “më të këqinj se shkau” në “serialin” e Ermal Pandurit dhe TV Dukaginit, ju lumtë!!!
Vetëm se shqiptari mendoj dhe u shpreh “i lirë” për padrejtësitë dhe dëshirat e tij, u “çnjerëzua”, torturua dhe ç’vlerësua si njeri, po nga bashkëkombësit e tjetërsuar, në “luftën e tyre për egzistenc” mbi kombëtaren, dhe fatkeqësisht, mbeten jo vetëm të pandëshkuar, por edhe sotë “na trasojnë rrugën e lirisë”!!!
“O tempora, o mores”!!!

Hamza Kokollari 11.8.24

You Might Also Like