Nën organizimin e Organizatës Open Data Kosovo në bashkëpunim me Girls Coding Kosova dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, është mbajtur sot në Viti një punëtori, ku u diskutua për rëndësinë e të dhënave të hapura, problemet kryesore të cilat qytetarët dhe zyrtarët komunal i hasin në komunën e Vitisë. Përmes këtij projekti Tech4Policy, synohet të zhvillohet një zgjidhje digjitale e cila do të përfaqësojë interesat dhe nevojat e të gjithë banorëve duke shkëmbyer ide.
I pranishëm ishte edhe kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ndër të tjerash theksoi se strategjia që parasheh ky projekt, është dobiprurëse dhe kjo sigurisht ka ndikuar që të ketë një pjesëmarrje të mirë për të përcjell këtë prezantim.
Haliti gjithashtu ka premtuar bashkëpunim por edhe participim në projektet që kanë të bëjnë zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, respektivisht mbështetjen e shoqatave dhe grupeve të grave etj. Aziz Zuka