OPINION

OPOZITA APO E KUNDËRTA II

Një shtet i rilindur shqiptar në vitin 1990/91, pas një periudhe 47 vjeqare të regjimit diktatorial-Komunist(1944-1985 qeverisur nga Enver Hoxha, dhe 1985-1990 nga Ramiz Alia i cili ishte 1 vit 1991/92 edhe President i parë pas përmbytjes të Diktaturës) tregoi se populli shqiptar  është po ai popull i vjetër etnik, me demokraci “të memorizuar” në gjene, i cili përsëri përmbysi një qeveri e cila ia pruri briskun deri në asht, dhe rilindi me një shpresë të re për liri dhe zhvillim.

Personi figurativ i “demokracisë” të paramenduar, i cili u bë njëkohësisht edhe president i parë i zgjedhur nga një parlament demokratik ishte z. Sali Berisha në vitet 1992-1997, i cili bëri aq, sa më 1997, po ky i njëjti popull u detyrua të marrë në duart e tija fatin e tij, dhe të përmbysë këtë”qeveri demokratike” e cila sa nuk ia “preu edhe eshtrat” dhe gadi sa nuk e gjymtoi në egzistencë, pas 47 vite diktature dhe “numërimit në vend”. I cili përmes  ndihmës maksimale të shteteve perëndimore, me vështirësi maksimale, mbijetoi edhe kösaj here në qenje dhe materje të saj, me pasoja traumatike të radhës.

Pra, ishte “presidenti” S. Berisha i cili pas karierës së tij, me regjimin komunist dhe diktatorin, si mjeku i tij personal, nuk mundi të shkoqitej nga autokracia dhe diktatura por  vazhdoi ta aplikoj ate në avazin komunist të tij dhe më 1997 arriti që të shkatrroj tërë sistemin mbrojtës të  shqipërisë! Ushtria dhe policia të “çthuren”, shteti të mbetet  me kufij të hapur, e pambrojtur dhe populli në mllefin e tij dhe ”anarki totale” të kallë dhe rrënoj çdo gjë para vehte, duke u armatosur, bile edhe me aeroplanë të cilët i merrrte të lidhur pas kuajve tek shtëpia, nga kazermat e braktisura! Shkaktoi një katrahurë që asnjë okupatorë në historinë shqipëtare nuk mundi të ia bëj popullit shqiptarë, në tër egzistencën e tij të lashtë! Që, gadi pruri në vëllavrasje apo luftë civile, edhe pse pati mjaftë viktima.  Fati ynë që  bota perëndimore, por edhe armiqtë shekullorë sidomos fqinj, në atë momentum kohorë, nuk ishte e interesuar të “hyj në këmb” dhe pa asnjë fishek të ndezur të riokupoj “shqipërin e mjerë” dhe “jetime”, por përkundrazi, me mund të madhë, ndihmoi në ruajtjen e kufinjve dhe stabilitetin politik, ekonomik dhe social. E  gjitha ishte “meritë” e këtij presidenti i cili përveq se të gërvallej dhe të ngris dy gishta, që duhej të simbolizonin demokracin, në mënyrën që ai ngrit, të hamendëson mos është përshëndetje aq fortë e imituar “Cezariane” apo mos të themi Hitleriane, por assesi demokratike!

  1. Berisha, po në të njejtën kohë të “prezidencës” së tij, ishte në pafundësi destruktiv, armiqësorë dhe jokooperues ndaj filleve të para të organizimit dhe ushtrimeve të ushtarëve të parë nga Kosova, për rezistencën e armatosur(më vonë të quajtur UÇK). Ndër ta Mr. Halil Alidema i cili i organizonte dhe ushtronte nisitet e para të të rinjeve dhe popullit në Shqipëri. I merrte në pyetje, por nuk ngurrej edhe të i burgoste dhe të mos i ndihmonte në asnjë aspekt, por ishte edhe kundër rezistencës së armatosur dhe i konvenonte vija “paqësore” e I. Rugovës, pasivitetit dhe amullisë, përderisa populli shqiptarë në Kosovë i nënshtrohej një dhune të përsëritur ndër shekuj nga rexhimi Serb, dhe kësaj here edhe një gjenocidi! Dhe shkoi deri në atë masë saqë përkundër embargos që egzistonte ndaj Serbisë, nga bota perëndimore, ai e lejonte dhe nuk e sanksiononte furnizimin e Serbisë, përmes teritorit shqiptarë, me lëndë djegëse, Naftë, por edhe tregëtin me cigare dhe të tjera….

Në periudhën e qeverisjes të z. S. Berisha ndodhi edhe pranimi i Shqipërisë në NATO, që ishte një angazhim i tij, i vijuar nga qeveritë paraardhëse dhe natyrisht interesit gjeostrategjik të SHBA. Pra, duhet të mirret për të mirëqenë, përderisa ka mundur të jetë edhe i kundërt. I cili, para një kohe, nga SHBA u shpallë “i padëshruar” për shkak të Korrupsionit!

Sotë, në moshën 80 vjeqare, vijon me avazin e tij, përkundër që populli zgjodhi një qeveri socialiste me orientime demokratike me shumicë votash, prej më se një dekade, dhe shteti shqiptarë arriti një kulminacion të prosperitetit dhe zhvillimit, si asnjëherë më parë në historinë e këtij shteti, ai me çdo kusht dhe mundësi, kërkon ta “befasoj” popullin shqiptarë“ me “demokracin e tij” prej shkatërruesi të saj! Këto janë disa nga momentet kulminante në historinë e tij të stërgjatur prej “politikani”…

Në”strategjin” e tij aq të tejdukshme dhe naive, në kohërat kur “vartësit” e PDSH i “hapën” pak ca sytë dhe tentuan ta hjekin nga skena, ai gjeti një marionetë, apo kopje origjinale të tij, deri në “gërvalljet” dhe gjestikulacionet e tij, me repertoar të pandryshuar as me një pikë apo presje, me emrin Lulzim Basha!

I cili duke qenë një “klon” origjinal  i tij, i bën po të njejtat gabime në “hecje” politike të tij. Edhe pse në “verbërin” dhe nostalgjin e të parit, vartësit “demokratik” i “zbuluan” paaftësit e tij, natyrisht të ripërsëritura të parardhësit të tij, dhe tri herë ia morën mandatin, dhe tri herë, sikurse S. Berisha , u rikthye dhe sotë vazhdon me “rikthim” në skenën politike, të bërë vërdallë nga ai dhe paraardhësi i tij…

Unë pyes vehten, duke e njohur popullin shqiptarë, me gjene demokratike, a nuk paska asnjë shqiptarë “demokratik” tjetër në tokat shqiptare, që mund ti zavendësoj këta të dy, “më të mirët, dhe të “pazëvendsueshmit”! Apo, më duhet ta besoj me të vërtetë thënjen se “Populli që zgjedh qeverin e korruptuar, është bashkëfajtorë për fatin e tij”?!

Dhe, nëse me të vërtetë e gjithë politika e PDSH është e mbështetur tek këta dy, të pazëvendësueshmit, si e mendon populli shqiptarë të ketë një opozitë dhe shpresa për përmirësime, ndryshime të të ardhmes, apo të ketë një opozitë aktive dhe jo pasive dhe inegzistente, të cilën e paguan nga bugjeti shtetëror dhe xhepi i vetë!

Jemi  në shekullin XXI dhe mundësit që i kemi sotë, nuk i kemi patur asnjëherë në të kaluarën, a duhet ti ripërsërisim gabimet, sikurse i bëm shpesh në histori, apo me forca të bashkuara të ngrisim edhe më lartë qështejen Kombëtare dhe të iu zbardhim fytyrat paraardhësve tanë!

Hamza Kokollari                                                                                                                03.06.2024

You Might Also Like