Futboll

Osmani: Erdhëm për një pikë dhe e morëm atë

‘Minatorët’ barazuan 1:1 me gjilanasit në një sfidë interesante. Trajneri i 89-shit, Sabit Osmani ka thënë se është i kënaqur me pikën e fituar.

“Ishte e rëndësishme të mos humbasim, pasi njëherit ky ishte edhe qëllimi ynë për çka edhe kemi udhëtuar. Ndeshjen nuk e nisëm aspak mirë për shkak të presionit që po e ndjejmë nga renditja tabelare, por djemt u këndellën dhe realizuam në momentin më të mirë. Mund të them se jam i kënaqur, por djemtë duhet të kuptojnë se për ne çdo ndeshje do të jetë sikurse finale dhe duhet të japin çdo ndeshje më të mirën e tyre”, theksoi Osmani.

 

You Might Also Like