Blorenta Kadriu, menaxhere e ndeshjes së Ligës së Kampioneve Drita – Marica PLovdiv, ka theksuar se kanë nisur përgatitjet për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e kësaj ndeshje dhe ka bërë me dije se në Gjilan është duke qëndruar edhe supervajzerja e Federatës së Volejbollit.
“Përgatitjet i kemi filluar qysh herët dhe ato janë duke shkuar shumë mirë. Në të gjitha këto përgatitje kemi pasur edhe mbështetjen e komunës dhe njerëzit që i kanë ndihmuar KV Drita në mënyrë që kjo ndeshje të organizohet sa më mirë”, ka thënë Blorenta Kadriu, sipas së cilës Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” ka marrë një pamje krejt tjetër, ngase në të janë kryer shumë punime, të cilat gjithsesi se do të mbeten në mendjen e publikut që do t’a përcjell ndeshjen.