Paradoxet politike shqiptare II – Shqipëri
Sot kemi fatin që jetojmë në dy shtete shqiptare demokratike, fatkeqësisht edhe të shpërndarë përreth këtyre shteteve, dhe sado kudo, gëzojmë lirinë njerëzore por edhe shpirtërore.
Paramendoj kohërat kur me një fletore, besa edhe pa të në pamundësi, shkonim në shkollë dhe tërë “dijenin” shënonim në to, sa që në fund lënda e Kimisë i ngjante asaj të Edukatës Fizike!?
Në kohën e “Inteligjencës Artificale” edhe pse kemi mundësin të gjithë,( edhe ata që kanë “të kryer” “Bachelorin” dhe “Magjistraturat”… por ende nuk dijnë të shkruajnë shqip, e mos të flasim për njohjen e prejardhjes të tyre dhe historinë), në kohën kur “secili” shkruan libra dhe ka nga një “përmendore”, të njohim personalitetet më të njohura historike shqiptare por edhe ndërkombëtare, nuk na interesojnë apo thjesht i anashkalojmë dhe me raste i njofim vetëm ata që na “nevoiten” apo na përshtaten më mirë, ashtu, më shumë të idealizuar se sa real dhe ashtu siç ishin!
Nga analet e kohërave të kaluara vërrtetë mund të “krenohemi” për “mjaft” personalitete kyqe, vendimtare dhe pozitive të historisë shqiptare, por fatkeqësisht me shumë, por shumë gabime personale, egoizma dhe mbivlerësime të vetvehtes, qfarë edhe më mëson historia e shekujve, apo mileniumeve të robërisë e cila na la pasoja, lirisht mund ta them, të sotme por edhe të shekujve në të ardhmen!
Në dekadën e fundit, duke e analizuar në veqori të kaluarën e brishtë, unë veqoj një njeri me shumë potencial politik dhe diplomatik, i cili mu në kohën e politikës dhe diplomacisë, përmes veprave dhe punës së parreshtur, e ngriti emrin “Shqiptar” aty ku edhe e ka vendin, në piedestalin e popujve të parë të zhvillimit njerëzor, duke ju “përkujtuar” këtë të vërrtetë popujve më të zhvilluar botërorë, dhe ky është z. Edi Rama!
Përveç se që një Shqipëri të katandisur nga hordhitë e huaja por edhe ato vendore, si dhe nga emra të përveçëm autokrat e diktatorial, e ngriti në këmbë, e bëri edhe të shkëlqejë dhe të rrrezatojë ashtu siç i ka hije një shteti me një nga popujtë më të vjetër të këtij planeti!
Një shtet në të cilin kishte vetëm një rrugë, nga veriu deri në jug( të ndërtuar nga italianët para dhe gjatë luftës së dytë botërore, por dorën në zemër edhe nga periudhat kohore të romakëve apo Bizantinëve!) e bëri me rrugë, për çdo fshatë, deri në majat më të larta të Alpeve Shqiptare, përveq tjerash, infrastrukturë përmes të cilës Shqipëria u bë një nga mrekullit e zbulimit turistik botërorë!
Por, mos ti harrojmë rrugët dhe infrastukturën bregdetare, përmes të cilave Shqipëria ubë “Oazë” e turizmit botërorë e “zbuluar” në shekullin XXI? Përmes të cilit turizëm sigurohet së paku 1/3 e të ardhurave buxhetore, të një shteti të lënun anash historisë me shekuj nga bota perëndimore dhe njëkohësisht, shpesh me shumë të drejtë, duke e fajësuar për “mosmarrëveshje”, apolitik me botën perëndimore por edhe me kryeneqësin individuale, nga e cila vuajtëm me shekuj… Shqipëria, më në fund u bë një shtet për të cilin flet për të mirë Bota dhe ta ka ëndja me e vizituar, por jo edhe vetëm kaq por edhe të jetosh në të, ashtu siq e bëjnë shumë njerëz nga tër bota…
Të gjitha këto i bëri z. Rama, duke mos i përsëritur gabimet e paraardhësve të tij; Së pari, duke iu bashkangjitur “rregullorreve” dhe ligjeve ndërkombëtare dhe duke i pranuar ato, dhe duke kaluar nga mesjeta në shekullin XXI! Me respektimin dhe përmbajtjen e kushtetutës dhe ligjeve, por edhe të modifikimeve të tyre pandërpre ashtu siç i kanë shtetet më të zhvilluara demokratike dhe krahas tyre! Luftimin dhe zhdukjen e korrupsionit, krimit të organizuar krahas dhe me ndihmën e SHBA por edhe shteteve Europiane…
Të gjitha këto, por jo vetëm kaq u bën falë një politike natyrale, të lindur dhe origjinale ashtu siq i ka hije politikajve më të mëdhenj botëror, të z. Rama. Përmes politikave të cilat ai i realizoi gjatë tërë mandatit të tij qeveritar. Bëri marrëveshje politike me tër europën dhe botën në tërësi, ashtu siq dijti ti mbaj dhe ti forcojë marrëdhënjet me SHBA, krijuesin e dy shteteve shqiptare, poashtu me bashkësin Europiane dhe obligimeve të cilat kemi me ta, dhe në të njejtën kohë, përveq shumë herave të tjera, duke marrë pjesë në një mbledhje të këshillit të europës, enkas për Shqipërin, ju bëri me dije dhe “nënvizoi” se kush janë dhe ishin shqiptarët dhe pse u lanë pasë dore në histori, nga po e njëjta Europë, çfarë deri më sotë në historinë shqiptare, nuke e ka bër asnjë shqiptarë, me apo pa “Kobure” në brezë!
Në marrdhënjet ndërfqinjësore tregoi diplomaci, por edhe politik moderne dhe demokratike duke i respektuar fqinjët në tërësi, por edhe duke iu bërë me dije se Shqipëria, dhe tani edhe Kosova, por edhe shqipëtarët në Mal të zi, Serbi, Maqedoni si dhe në Greqi, egzistojnë dhe janë aty që nga egzistimi i njerëzimit, liridashës, mikpritës demokratik që nga egzistenca por edhe egzistent me të gjitha virtytet e tyre. Natyrisht duke i njohur se ne i mbijetuam të gjitha kalvareve shekullore dueke e mbrojtur të drejtën themelore njerëzore të lirisë dhe demokracisë me çdo kusht. Tregoi inovacione dhe gadishmëri politike të çfardo lloji qofshin ato, edhe kur Europa “dëshiron” por nuk të “dëshiron” në gjiun e saj, duke gjetur alternativa, të llojit “Ballkani i hapur” e të tjera, që pjesërisht ishin të incuara por si shpesh në histori të jo aprovuara nga ata, duke na lën në fatin e mbijetesës, dhe atherë kur dëshmoi dhe i bindi që populli shqiptar ka aftësi politike dhe diplomatike, e vlerësuan, glorifikuan dhe pranuan gadi si të barabartë në “kthetrat” e tyre duke ia dhënë më në fund Shqipërisë, por edhe Kryeministrit të tij meritat dhe epitetet më të larta për një politikan. Kështu duke e pranuar Shqipërin, për të parën herë pas kaq shumë shekujsh, si një shtet të barabartë në shoqërinë Europiane dhe botërore, falë z. Rama që tregoi pjekuri politike dhe diplomatike, ndër të vetmit shqiptarë në historinë tonë të lashtë dhe për atë edhe iu pranuan këto aftësi atij por edhe shqiptarëve në tërësi.
Falë kësaj politike, edhe pse në kushtetutën e shqipërisë qëndron e “Gravuar” e drejta dhe domosdoshmëria e mbrojtjes të popullit shqiptar aty ku është, z. Rama përkundër marrëdhënjeve politike të shkëlqyera me Serbinë, për asnjë moment nuk e la anash Kosovën dhe prononcimin e të drejtave të saj në korelacion me Serbinë, si dhe përkrahjen e saj të pafund, dhe si shtet i pavarur në korelacion botëror. Natyrisht, të njejtën bëri edhe në Kombet e Bashkuara si dhe në Bashkësinë Europiane, por edhe u prononcua pandërpre specifikisht me të gjitha shtetet veq e veq për mbështetjen e Kosovës dhe të drejtave të saja si shtet i pavarur: Çfarë fatkeqësisht, shumë shpesh, për dashakëqinjët dhe konspiracionistët, nuk ishte e mirëseardhur pasi që iu prishte dhe planet dashakeqe të tyre, në përqarjen Kombëtare!
Një shqipëtar që njollosë emrin e z. Rama, njollosë njëkohësisht edhe vetvehten, përkundrazi nëse e lavdëron, ashtu si që e meriton dhe i ka hije, e lavdëron vetvehten!
Për mua dhe për historinë që ai shkroi për shqiptarët, është shqiptari, por edhe politikani, që më bën krenar që jam Shqiptar dhe ta gëzoj vetvehten, që arrita ta frymoj dhe jetoj këtë kohë, ashtu si që e kemi merituar përherë, natyrisht krahas popujve të tjerë demokratk dhe të zhvilluar perëndimor!
Hamza Kokollari 25.05.2024