Futboll

Pas ndeshjes jo të nxehtë në akullin e ftohtë

Futbollistët e Dritës kanë ngadhënjyer në ndeshjen nda Ferizajt, në lojën që nuk pati ndonjë ngarkesë të madhe, por kampionati që po vazhdon në këtë verë është i gjatë dhe ndeshjet e vështira janë në vijim.

Për një gjë të tillë janë të vetëdijshëm në klubin e Dritës, andaj duhet ruajtur shëndeti i lojtarëve, sidomos kujdes duhet patur me muskujt. Për këtë qëllim, pas ndeshjes disa lojtarë i janë nënshtruar një trajtimi të veçantë, duke i futur këmbët në kantat e mbushura me akull.

You Might Also Like